March 25, 2026
1 min read

Kur s’ke ide… “rrnoftë’’ kopja! Bardhi ia ‘vjedh’ komplet idenë e klipit këngëtarit turk

Bardhi është një nga artistët më të dashur për publikun, por, siç duket, ai jo gjithmonë është origjinal.

A iu kujtohet kënga e tij ‘Betohemi 2’ që u publikua para dy viteve?

E, klipi i kësaj kënge, është identik si klipi i këngës ‘Melek’ të artistit turk, Reynmen, që u publikua gjashtë vite më parë, shkruan Demantim News.

Skenat e transportimit me ambulancë dhe këndimi gjatë “operacionit” në sallën intervenuese, Bardhi i ka kopjuar komplet.

Kjo nuk është hera e parë që artistët shqiptarë të mbetur pa ide dhe kreativitet, të hyjnë në ‘Youtube’ dhe të “inspirohen” prej artistëve tjerë.

Veç se dallimin që s’po e bëjnë dot këta artist është fakti se inspirimi dhe kopjimi, kanë një diferencë të madhe në mes!

Latest from Blog

Go toTop