by
October 12, 2025
1 min read

Kurteshi i shqetësuar: Lista Serbe sot ka mbajtur tubim

Anëtari i LVV-së  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një organizim që sot Lista Serbe e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

Kurteshi tha se LS-ja sot e ka mbajtur një tubim masiv para zyreve të saja.

“Që është thyerje e Kodit të Mirësjelljes sepse fushata ka përfunduar në ora 19:00 me hapjen e vendvotimeve. Sot është mbajtur tubim, edhe atë në raport me numrin e popullsisë, masiv”, deklaroi ai gjatë konferencës për media të mbajtur nga KQZ-ja.

Latest from Blog

LDK-ja e mbledh sot kryesinë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Temat e diskutimit pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe rolin e kësaj partie
Go toTop