Ka nisur takimi i katërt mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Para takimit, kryeministri Kurti ka bërë një deklarim të shkurtër për media.
“Njëherë flasim dhe diskutojmë në takim, pastaj diskutojmë për rezultatet”, tha Kurti.
Ndërkohë, Kosova ndodhet në tetëditëshin e fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.