Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë formimi i institucioneve të reja dhe zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.
Ndërkohë, Kurti ka ftuar edhe kreun e Aleancës, Ardian Gjinin, për një takim, por kjo ftesë është refuzuar nga Gjini.
Takimet po zhvillohen në ditët e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ndërsa partitë politike po kërkojnë një zgjidhje për të shmangur bllokadën institucionale.