Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës ka prezantuar raportin me listën preliminare të viktimave të luftës në Kosovë.
Sipas raportit, për periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999, janë dokumentuar 12,230 viktima. Në mesin e tyre janë 1,047 fëmijë të vrarë, 94 fëmijë që humbën jetën si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa 100 fëmijë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur me dhunë.
Kurti tha se këto të dhëna pasqyrojnë përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës dhe theksoi se lista mbetet preliminare, duke shtuar se do të përditësohet vazhdimisht me dokumente dhe dëshmi të reja.
/Demantim News/