April 20, 2026
1 min read

Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti e ka cilësuar këtë veprim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për rastin,

“Gjithashtu mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara dhe drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtori… dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq dhe grupi i tij në tërësi vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi mese tjerash Kurti. 

Latest from Blog

Go toTop