Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Emin Riza, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të shquara në studimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Kurti vlerësoi se Riza ia kushtoi jetën hulumtimit, dokumentimit dhe restaurimit të monumenteve të kulturës, ndërsa kontributi i tij shkencor la gjurmë të rëndësishme në Shqipëri dhe në trevat shqiptare.
Sipas raportimit të Demantim News, Kurti theksoi se akademiku ishte autor i dhjetëra veprave shkencore, kontribuues në hartimin e legjislacionit për trashëgiminë kulturore dhe një nga figurat kyçe në përfshirjen e Gjirokastrës dhe Beratit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në fund të reagimit, ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të akademikut Emin Riza.
/Demantim News/