July 23, 2026
1 min read

Kurti nderon antropologen Reineck për kontributin në promovimin e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset e programit “Kosova Ethno-Tour 2026”, duke i falënderuar për vizitën dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë takimit u diskutua për tema të ndryshme, përfshirë të drejtat e njeriut, arsimin, kulturën, ekonominë, teknologjinë dhe zhvillimin e vendit. Siç mëson Demantim News, pjesë e bisedës ishte edhe roli i mërgatës, e cila u vlerësua si një ndër promovueset kryesore të Republikës së Kosovës në botë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop