July 26, 2026
1 min read

Kurti nga vendi i rënies së Enver Zymerit: Kriminelët do të ndëshkohen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varagë të Zubin Potokut, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kurti u bëri thirrje zyrtarëve policorë që ta marrin Enver Zymerin si shembull të sakrificës dhe përkushtimit në shërbim të vendit, ndërsa theksoi se drejtësia do të veprojë dhe se asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbetet i pandëshkuar.

Siç raporton Demantim News, homazhet u mbajtën në përkujtim të Heroit Enver Zymeri, i cili ra në krye të detyrës në mbrojtje të rendit dhe sovranitetit të Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop