Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre personave që humbën jetën në aksidentin pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë me Maqedoninë e Veriut.
Kurti ka përmendur emrat e viktimave, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjarët e tyre.
Ndërkohë, ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka bërë të ditur se Ambasada është në kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, Policinë e Kosovës dhe familjarët e viktimave për ofrimin e ndihmës së nevojshme.
Pas përfundimit të procedurave, trupat e pajetë pritet të transportohen në Kosovë. /Demantim News/