Në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm 109 deputetë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka paraqitur emër për kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Pas mungesës së propozimit, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ndërprerë punimet.
Kuvendi ende nuk ka arritur të përfundojë procesin e konstituimit të legjislaturës së 11-të.