Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth deklaratave të deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”.
Ai ka thënë se për këtë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, duke shtuar se janë të bindur për një luftë të drejtë dhe në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e GP-së së VV-së. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, e cila është një gjykatë jo e drejtë. Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë…Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën deputetit…Unë jam vetëm kryetar i VV-së dhe kryeministër, nuk jam edhe ndonjë kryetar i ndonjë komisioni disiplinor”, ka thënë ai.