August 25, 2026
1 min read

Kurti për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut: Një figurë që i shërbeu vendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut.

Kurti e ka vlerësuar Kryeziun për kontributin e tij në politikë, arsim dhe akademi, duke e veçuar edhe angazhimin e tij si profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka kujtuar gjithashtu rolin e Kryeziut si deputet nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe ish-nënkryetar i LDK-së, duke theksuar se i përkiste një gjenerate që, sipas tij, e shihte angazhimin politik si shërbim të vazhdueshëm ndaj vendit dhe qytetarëve.

Latest from Blog

Go toTop