August 26, 2026
1 min read

Kurti për procesin në Hagë: Asnjë gjykim nuk mund ta njollosë UÇK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Kurti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë çlirimtare dhe se asnjë proces gjyqësor, qoftë në Kosovë apo jashtë saj, nuk mund ta njollosë atë.

Ai ka shprehur shpresën që ish-krerët e UÇK-së të rikthehen të lirë në Kosovë më 16 shtator, duke theksuar se beson në pafajësinë e tyre.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Duke folur për bisedimet me LDK-në rreth zgjedhjes së Presidentit, Kurti ka bërë të qartë se ky proces nuk lidhet me zhvillimet në Hagë.

Sipas tij, diskutimet për Presidentin përbëjnë një proces të ndarë politik, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së është çështje tjetër.

Latest from Blog

Go toTop