Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Festim Kabashi, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se po kërkon pushtet absolut, ndërsa vendin po e dërgon në zgjedhje të reja.
Sipas tij, qëllimet e Kurtit për t’i kapur të gjitha pushtetet nuk mund të kalojnë me LDK-në, duke iu referuar refuzimit të partisë së tij, ndaj ofertave të Kurtit për çështjen e presidentit.
“Krejt pushtetin ne Qeveri. Krejt pushtetin ne Kuvend. Krejt pushtetin edhe ne Presidence?
Kurti po kerkon pushtet absolut, per me e kenaq egon autoritare te tij. Pra po shkojme ne zgjedhje per shkak te tij.
Kjo kapje nuk kalon. Jo me LDK-ne!”.
Ndryshe, sot kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se nuk do të takohet më me Kurtin pas dështimit të bisedimeve.
“U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i mbetej partisë së tij.