July 20, 2026
1 min read

Kurti pret bashkëpunim me Britaninë për mbrojtjen e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për emërimin e tij si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kurti shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët, përfshirë tregtinë dhe investimet, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimet keqdashëse në Evropën Juglindore, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike.

Andy Burnham u emërua zyrtarisht kryeministër pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham, duke marrë drejtimin e qeverisë pasi zëvendësoi Keir Starmerin në krye të Partisë Laburiste. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop