July 10, 2026
1 min read

Kurti takohet me delegacionin e Baletit Kombëtar, i cilëson “ambasadorë të rëndësishëm të Republikës”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, priti në takim një delegacion të Baletit Kombëtar të Kosovës, i përbërë nga U.D. drejtori Kreshnik Musolli, balerinë e anëtarë tjerë, të cilët realizuan një turne ndërkombëtar në El Salvador dhe në Kolumbi.

Në fjalën hyrëse, kryeministri i uroi për prezantimin e suksesshëm të shfaqjes “Carmina Burana” me koreografi nga Toni Candeloro, nëpërmjet gjashtë shfaqjeve në katër qytete të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe Latine, si dhe i falënderoi për përfaqësimin e Republikës së Kosovës.

“Mora vesh se kanë shkuar shumë mirë të gjitha ato gjashtë shfaqjet në El Salvador dhe në Kolumbi, që kanë qenë gjithsej 5500 shikues, që të gjitha biletat janë shitur, që nuk ka pasur vend për ata që janë vonuar dhe në të njëjtën kohë, që e keni një program shumë të dendur në korrik dhe në gusht. Domethënë, dy shfaqje ishin në Itali, një në Turqi, një në Austri dhe, gjithashtu me Angelin Preljocaj, në Tiranë në muajin e ardhshëm”, tha ai.

Duke i cilësuar si ambasadorë të rëndësishëm të Republikës, kryeministri në detyrë Kurti tha se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë Baletin Kombëtar të Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop