August 25, 2026
1 min read

Kurti viziton familjen e policit Altin Kryeziu: Do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me nder

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu në Malishevë, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident tragjik.

Gjatë vizitës, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa ka vlerësuar lart shërbimin dhe kontributin e Kryeziut në Policinë e Kosovës.

Në librin e zisë, Kurti ka shkruar se Kryeziu do të mbetet në kujtesën e kolegëve, miqve dhe qytetarëve si një zyrtar që i shërbeu vendit me profesionalizëm dhe nder.

“Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik”, ka shkruar Kurti.

“Përkulemi para jetës dhe punës së tij! U prehtë në paqe!”, ka shtuar ai.

Zyrtari policor Altin Kryeziu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në një aksident të rëndë në Malishevë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop