July 16, 2026
1 min read

Kurti: Zvicra do të investojë 64 milionë franga në Kosovë për tri vitet e ardhshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Zvicrës në kuadër të KFOR-it dhe për programet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Sipas tij, për periudhën 2026-2029 janë zotuar mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën, pas 88 milionë frangave të ndara për periudhën 2022-2025.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop