Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është detyruar të heqë sakon pasi u godit me vezë nga deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, gjatë zhvillimeve në Kuvend.
Megjithatë, gjurmët e goditjes me vezë kanë mbetur të dukshme edhe në pantallonat e Kurtit.
Njollat janë vërejtur teksa Kurti ka dalë në hollin e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve të mediave pas incidentit.