August 6, 2026
1 min read

Kuvendi përgatitet për seancën konstituive, deputetët fillojnë të mblidhen

Deputetët kanë nisur të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re.

Seanca ishte planifikuar të fillonte në orën 10:00, por deri tani ende nuk ka nisur. Ndërkohë, në sallë kanë arritur disa deputetë dhe përfaqësues të subjekteve politike.

Në Kuvend janë parë përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës.

Gjatë kësaj seance pritet të zhvillohen hapat e parë për konstituimin e Kuvendit dhe nisjen e funksionimit të legjislaturës së re.

Latest from Blog

Go toTop