May 16, 2026
1 min read

Ky dyshohet të jetë personi që u gjet i vdekur sot në Rakaj të Ferizajt

Një person sot në orët e mëngjesit është gjetur pa shenja jetë në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

Klankosova.tv ka mësuar jo zyrtarisht se bëhet fjalë për Fatjon Rexhepin, 29-vjeçar nga Ferizaj.

Për rastin kanë nisur procedurat për ekzaminimin dhe zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rastin.

Latest from Blog

Go toTop