by
April 29, 2026
1 min read

Ky është 41-vjeçari që u gjet pa shenja jete në hyrje të një ndërtese në Gjakovë

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt banesor në rrugën “Skënderbeu”.

Viktima është Hekuran Matoshi, 41 vjeç, i cili është gjetur i shtrirë në hapësirat e shkallëve të ndërtesës. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Në hetimin e rastit janë përfshirë hetuesit policorë, njësia e krim-teknikës dhe stafi komandues, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas zhvillimeve të fundit, trupi është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga ekipi i IML-së, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, të cilat mbeten ende të paqarta.

Latest from Blog

Go toTop