by
June 9, 2026
1 min read

Ky është fshati shqiptar ku çdo shtëpi është vjedhur

Një nga fshatrat më të njohur dhe më piktoreskë të Korçës, që ndodhet vetëm pak minuta larg qytetit, Drenova, po përballet prej vitesh me një problem shqetësues që ka prekur pothuajse çdo familje të zonës.

Sipas mediave të Shqipërisë, për shkak të numrit të madh të rasteve të raportuara, banorët e quajnë tashmë Drenovën edhe si “fshati i vjedhur”.

Sipas banorëve, thuajse të gjitha banesat në këtë fshat kanë qenë të paktën një herë objekt i vjedhjeve nga persona ende të paidentifikuar. Ata shprehen se pasiguria është kthyer në një shqetësim të përditshëm, ndërsa shumë familje jetojnë me frikën se mund të jenë viktima e radhës e grabitjeve.

Këtë fakt e pohojnë vetë banorët e këtij fshati dhe të zotët e banesave të vjedhura.

Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Drenovës, Policia e Korçës bën me dije se për vjedhjet janë proceduar penalisht vetëm dy persona të dyshuar.

Gjithashtu, uniformat blu u kanë bërë apel banorëve që të marrin masa shtesë sigurie, duke instaluar kamera monitorimi në banesat e tyre, veçanërisht në ato që qëndrojnë të pabanuara për periudha të gjata kohe.

Latest from Blog

Go toTop