July 27, 2026
1 min read

LDK mblidhet në Kuvend të Jashtëzakonshëm, e thërret Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, pas përfundimit të procedurave statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët.

Sipas njoftimit të LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar nënshkrimet e dorëzuara dhe ka konstatuar se është plotësuar kriteri statutar prej të paktën një të tretës së delegatëve të Kuvendit, çka mundëson mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Siç raporton Demantim News, Kuvendi do të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa vendi i mbajtjes dhe detajet organizative do t’u komunikohen delegatëve sipas procedurave statutare.

LDK thekson se i gjithë procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë, parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop