Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së, ku kërkohet shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku.
Ata nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të nënshkrimeve, por kanë thënë se janë mbledhur në përputhje me normat statutare të partisë dhe se tani priten zhvillimet e radhës, raporton Demantim News.
Kërkesa për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së është diskutuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa Abdixhiku pritet të dalë para delegatëve për votim.