July 28, 2026
1 min read

Lija e dhenve dhe dhive prek katër komuna, AUV del me apel urgjent

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e biosigurisë, pas konfirmimit të rasteve të Lisë së Dhenve dhe Dhive në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

AUV u kërkon fermerëve të mos lëvizin kafshët pa autorizim, të kufizojnë hyrjen në ferma, të shmangin kontaktin me tufat e tjera, si dhe të pastrojnë e dezinfektojnë rregullisht objektet dhe pajisjet.

Fermerët duhet të raportojnë menjëherë te veterineri ose inspektorët e AUV-së nëse vërejnë simptoma si temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, rrjedhje nga sytë apo hunda, mungesë oreksi ose ngordhje.

AUV thekson se Lija e Dhenve dhe Dhive nuk transmetohet te njerëzit, por shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike për fermerët dhe shtetin.

Latest from Blog

Go toTop