Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me mandatin e rezervuar për komunitetin serb, të fituar nga Nenad Rashiqi.
Për Demantim News, Lista Serbe pretendon se institucionet zgjedhore dhe gjyqësore nuk kanë garantuar mbrojtjen kushtetuese të mandateve të rezervuara për komunitetet joshumicë.
Në ankesë kërkohet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë nëse përfaqësimi i komunitetit serb cenon qëllimin kushtetues të mandateve të rezervuara kur zgjedhja ndikohet nga votat e qytetarëve që nuk i përkasin këtij komuniteti.
Kujtojmë se më 7 korrik, Gjykata Supreme e kishte refuzuar ankesën e Listës Serbe, e cila pretendonte se mandati i Rashiqit ishte siguruar kryesisht me vota nga komunat me shumicë shqiptare.
/Demantim News/