Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar mbledhjen e parë me Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare 2030, duke shënuar nisjen e koordinimit institucional për organizimin e këtij eventi sportiv.
Për Demantim News, në mbledhje morën pjesë ministri në detyrë i Sportit, Blerim Gashani, përfaqësues të institucioneve sportive, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Takimi u fokusua në organizimin dhe koordinimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, ndërsa mediat u lejuan të marrin vetëm pamje nga fillimi i mbledhjes.
/Demantim News/