Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se të gjithë personat e angazhuar në operacionet për përballimin e zjarreve do të shpërblehen me një pagë shtesë.
Gjatë një takimi me trupat e emergjencave civile, Rama njoftoi gjithashtu se flotës shqiptare do t’i shtohen edhe avionë zjarrfikës, të cilët pritet të mbërrijnë në fund të këtij viti.
Siç raporton Demantim News, ai theksoi se, ndonëse këtë vit Shqipëria nuk është përballur me situata të papërballueshme nga zjarret, autoritetet duhet të mbeten në gatishmëri, duke përmendur edhe situatën e rënduar nga zjarret në Francë dhe Spanjë.
Rama shtoi se institucionet do të vazhdojnë të ndërmarrin masa të rrepta ndaj personave që shkaktojnë zjarre me qëllim.
/Demantim News/