July 28, 2026
1 min read

Lushtaku: Pas 13 vitesh u vërtetua pafajësia ime

Sami Lushtaku ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u konfirmua pafajësia e tij edhe ndaj akuzave për ndikim te dëshmitarët në rastin “Drenica 1”, pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it.

Sipas tij, me këtë vendim përmbyllen proceset gjyqësore që kanë zgjatur 13 vjet, ndërsa falënderoi familjen, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët që e mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në reagimin e tij, Lushtaku shkroi:

“Sot, sikurse në të gjitha proceset e mëparshme, gjykata vërtetoi pafajësinë time duke më shpallur të pafajshëm për çdo akuzë të ngritur ndaj meje. Kam besuar gjithmonë se e vërteta nuk mund të mposhtet dhe se, pavarësisht sfidave, vonesave e padrejtësive, ajo do të triumfojë një ditë.”

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop