Screenshot
by
May 20, 2026
1 min read

Lushtaku ushtron padi ndaj Kurtit: Deklaratat e tij janë shpifje, të pavërteta dhe tendencioze  

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka paditur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës i konsideron si shpifje deklaratat e kreut të VV-së, lidhur me një pretendim të tij se Lushtaku ka synuar të pengojë me veturë eskortën e Kurtit, gjatë një aktiviteti në Skenderaj.

Lushtaku ka thënë se këto deklarata të Kurtit janë të pavërteta dhe tendecioze.

“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje. Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta. Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social facebook, duke ia bashkëngjit edhe padinë.

Padia e Lushtakut është ushtruar, pasi kryetari i Skenderajt i kishte kërkuar Kurtit që t’i tërhiqte deklaratat dhe të kërkonte falje, por kreu i LVV-së, nuk e ka bërë një gjë tillë.

Latest from Blog

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми
Go toTop