Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë një krahasim mes përkrahësve të partive kryesore politike në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se LDK-ja është parti e idealistëve, PDK-ja e kryengritësve, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e të pakënaqurve.
Ai theksoi se LDK-ja, sipas tij, i takon anëtarësisë dhe jo funksionarëve, duke bërë thirrje për rikthim te idealistët e partisë, raporton /Demantim News/.