by
May 28, 2026
1 min read

Maqedonci, zhvillon takim në Departamentin e Luftës të SHBA-së për bashkëpunimin e sigurisë

Në kuadër të takimeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u prit në Departamentin e Luftës së SHBA-së, nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.

Në takimin me Sekretarin Zimmerman dhe stafin e Departamentit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvilluan diskutime të rëndësishme për situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet ndërkombëtar.

Latest from Blog

Go toTop