July 26, 2026
1 min read

Mbi 1 mijë aplikantë më shumë në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar rritje të interesimit për studime, me mbi 1.000 aplikantë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Rektori Arben Hajrullahu tha se kjo rritje është dëshmi e punës dhe zhvillimit të universitetit, duke bërë të ditur se në afatin e parë janë pranuar edhe katër studentë nga diaspora.

Siç raporton Demantim News, Universiteti i Prishtinës ka rezervuar vende edhe për shqiptarët nga diaspora dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit, ndërsa gjatë këtij viti janë pranuar ose janë në proces punësimi mbi 100 profesorë dhe asistentë, si pjesë e ripërtëritjes së stafit akademik.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop