Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për emërimin e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit.
Në këto qendra do të angazhohen 2,213 anëtarë, në kuadër të 508 ekipeve të numërimit, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike pjesëmarrëse në proces zgjedhor.
Ekipet e numërimit do të verifikojnë rezultatet subjekteve politike të evidentuar në formularë pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.
Në mbledhjen e sotme, KQZ gjithashtu ka vendosur për emërimin e 153 anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta nga komuna të ndryshme për vendet e paplotësuara.
Ndërkaq, në mbedhjen e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur për emërimin e 12,678 anëtarëve, 1,043 prej të cilëve rezervë, për tu angazhuar në 2,498 vendvotime për votimin e rregullt (911 Qendra Votimi), ndërkaq emërimi i pjesës tjetër ishte planifikuar të bëhej në mbledhjen e radhës.
“Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ emëroi 192 anëarë të 52 Këshillave të Vendvotimeve me kusht (38 Qendra Votimi).
Anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të emëruar nga KQZ, përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjegjëse për përgtitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.