July 8, 2026
1 min read

Mbyllet nesër përkohësisht rruga Brezovicë – Prevallë

Segmenti rrugor Brezovicë – Prevallë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim nesër, më 9 korrik, nga ora 08:00 deri në 18:00, për shkak të punimeve të asfaltimit në rrugën rajonale R115 Fushë e Pajtimit – Prevallë, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas ministrisë, punimet zhvillohen në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 3 vjetët në vazhdim – Ferizaj 1”, ndërsa do të asfaltohet një segment rrugor në gjatësi prej 1,050 metrash.

Për të mundësuar zhvillimin e punimeve në kushte të sigurta, pa pengesa dhe në përputhje me standardet teknike të kërkuara, do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit në segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë, në intervalin kohor 08:00–18:00.

Sipas ministrisë, mbyllja e përkohshme e këtij segmenti është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik dhe të personelit të angazhuar në punime, si dhe për të siguruar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit.

Ministria fton qytetarët që në atë interval kohor të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Latest from Blog

Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është hasur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Sipas policisë, dy qese të mbështjella u gjeten gjatë një bastisjeje përreth sallës së vizitave. Bastisja ndodhi
Go toTop