Ekipi i Kosovës është nisur drejt ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, duke shënuar kështu fillimin e rrugëtimit në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Në pamjet e publikuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës, sportistët kosovarë shihen të gatshëm për ceremoninë, ndërsa marshimin e tyre e kanë shoqëruar me këngën e njohur “Mora Fjalë”.
Atmosfera mes ekipit kosovar shihet festive, teksa sportistët përgatiten të përfaqësojnë vendin në disa disiplina gjatë garave.
Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 mbledhin sportistë nga vende të ndryshme të rajonit të Mesdheut, ndërsa Kosova synon paraqitje dhe rezultate sa më të mira në arenën ndërkombëtare.
Ceremonia hapëse do të shënojë edhe zyrtarisht nisjen e garave.
/Demantim News/