July 17, 2026
1 min read

Më pak rrymë nga termocentralet, Kosova importoi 40% më shumë energji

Kosova ka rritur ndjeshëm importin e energjisë elektrike gjatë majit 2026, ndërsa prodhimi vendor nga termocentralet ka shënuar rënie të madhe.

Sipas të dhënave të ASK-së, importi i energjisë arriti në 422.31 GWh, duke u rritur për 41.29 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë, prodhimi nga termocentralet ra në 178.48 GWh, ose 45.40 për qind më pak. Rritje pati te hidrocentralet dhe energjia nga era e panelet solare, por jo sa për të kompensuar rënien.

Konsumi i energjisë u rrit me 8.88 për qind, ndërsa prodhimi i thëngjillit ra me 37.25 për qind. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop