May 13, 2026
1 min read

Më shumë mundësi për edukim dhe aftësim, Bulliqi prezanton projektin e ri

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Fondacionin “Fatima Bint Mubarak për Gruan”, me synim fuqizimin dhe aftësimin e vajzave të reja në Podujevë.

Sipas Bulliqit, memorandumi është formalizuar së bashku me drejtoreshën e fondacionit, Miradije Salihu.

Ai ka theksuar se përmes këtij bashkëpunimi do të ofrohen trajnime profesionale falas për vajzat e moshës 8 deri në 16 vjeç, në nëntë fusha të ndryshme, përfshirë Gjuhën Angleze dhe Teknologjinë Informative.

Bulliqi e ka cilësuar këtë memorandum si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të më shumë mundësive për edukim, zhvillim profesional dhe fuqizim të gjeneratave të reja në komunën e Podujevës.

Latest from Blog

Go toTop