Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi.
Në një reagim publik, Mehaj tha se çlirimtarët morën armët për të mbrojtur familjet, pragun e shtëpisë dhe popullin e Kosovës, duke theksuar se liria e vendit u arrit falë sakrificës së tyre.
Siç raporton Demantim News, Mehaj vlerësoi se dënimi i atyre që mbrojtën vendin nga agresioni dërgon një mesazh të gabuar, duke shtuar se mbrojtja e atdheut nuk mund të trajtohet si krim.
/Demantim News/