March 25, 2026
1 min read

Merita Spahiut i vdes nëna

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Merita Spahiu, po kalon një nga momentet më të vështira në jetë. Ajo ka ndarë me ndjekësit dhe dashamirësit e saj lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të personit më të shtrenjtë, nënës.

Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, Merita publikoi njoftimin mortor duke i dhënë lamtumirën e fundit nënës së saj, Nurigjyze (Hoxha) Spahiu, e cila u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

“Pusho në paqe, nëna ime!” – ishin fjalët e pakta, por të mbushura me dhimbje të këngëtares.

Menjëherë pas këtij postimi, miq, kolegë dhe ndjekës të shumtë kanë mbushur hapësirën e komenteve me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje për të në këtë ditë zie.

Sipas njoftimit të ndarë, lamtumira e fundit për të ndjerën do të jepet po sot, më datë 25 Mars 2026.

Ngushëllime!

Latest from Blog

Go toTop