Michelle Obama ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Barack Obama, i cili ka festuar 65-vjetorin.
Krahas një fotografie ku shfaqen së bashku, Michelle i ka dedikuar fjalë të ngrohta ish-presidentit amerikan, duke shprehur dashurinë dhe vlerësimin për të.
“Gëzuar ditëlindjen, Barack Obama! 65-shi nuk është dukur kurrë më mirë. Çdo ditë më bën një njeri më të mirë dhe jam mirënjohëse për gjithçka që bën për familjen tonë dhe për vendin tonë. Të dua”, ka shkruar ajo.
Postimi ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku mijëra ndjekës dhe personalitete publike i kanë uruar Barack Obamës ditëlindjen.
Barack dhe Michelle Obama vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të njohura në skenën publike amerikane, ndërsa postimet e tyre shpesh tërheqin interes të madh nga publiku