Komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit veror, përfshirë riparimin e gropave dhe asfaltimin e segmenteve të dëmtuara.
Vlera e projektit është 100 mijë euro, ndërsa fitues i tenderit është shpallur kompania ETEAM SH.P.K.. Kontrata, e nënshkruar më 16 korrik 2026, do të zgjasë 24 muaj.
Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në territorin e Komunës së Obiliqit. /Demantim News/