July 25, 2026
1 min read

Milano: Mërgimtari humb jetën gjatë rrugës për në Kosovë

Një ngjarje tragjike ka goditur fshatin Ramjan të Vitisë. Dion Emerllahu, 19 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku pranë Milanos, në Itali.

I riu po udhëtonte nga Franca drejt Kosovës për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në spital më 24 korrik, ditën kur mbushi 19 vjeç.

Lajmi ka pikëlluar familjen, miqtë dhe gjithë banorët e fshatit Ramjan. Për ceremoninë e varrimit, familja do të njoftojë në ditët në vijim.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop