November 26, 2025
1 min read

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Ministria e Kulturës e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen në moshë të re të artistit, Shpat Kasapi.

Përmes një telegrami ngushëllimi, ministria thotë se vdekja e Shpat Kasapit ka prekur zemrat e të gjithëve.

“Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë”.

“Në emër të Ministrisë së Kulturës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Latest from Blog

Këto janë 24 vendimet e reja të Qeverisë

Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së hënë ka mbajtur mbledhjen e 11-të me radhë. Në këtë takim mes kryeministri Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar, u miratuan plot 24
Go toTop