July 24, 2026
1 min read

Miratohen 12 vendime në mbledhjen e Qeverisë në detyrë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar 12 vendime që prekin fusha të ndryshme, nga infrastruktura dhe shëndetësia deri te kultura dhe integrimi evropian.

Ndër vendimet kryesore, ekzekutivi ka miratuar në parim nismën për marrëveshjen me Bashkimin Evropian për “EU Roam Like Home”, e cila synon heqjen e tarifave të roamingut mes Kosovës dhe vendeve të BE-së, pasi të plotësohen kushtet e nevojshme.

Sipas raportimit të Demantim News, Qeveria ka themeluar edhe Këshillin Kombëtar të Arteve, ka ndarë 9,480 euro për programin promovues “OriginAL”, si dhe ka miratuar mbështetje financiare për specializantet lehona që janë rikthyer nga pushimi i lehonisë.

Po ashtu, janë miratuar 2 milionë euro për financimin e projekteve kapitale në komuna, është aprovuar marrëveshja për zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe është kërkuar autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për financimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Në mbledhje u miratuan edhe rregullore dhe vendime të tjera që lidhen me rekrutimin e zjarrfikësve, zhvillimin e kapaciteteve digjitale dhe menaxhimin e pronave shtetërore.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop