Një grua 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Demantim News/