Ekipi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila bëri të ditur se i dyshuari është në arrati. Sipas autoriteteve, ai dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje e paautorizuar dhe përdorim i armës”.
Policia po vazhdon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
/Demantim News/