August 6, 2026
1 min read

Molliqaj: Kurti po e mban peng Kuvendin, protestat janë zgjidhja e vetme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Molliqajt, Kurti po e mban peng Kuvendin dhe institucionet e vendit, ndërsa po ushtron presion ndaj partive të tjera politike.

Ai ka vlerësuar se takimet e partive opozitare me Kurtin janë të gabuara dhe ka bërë thirrje për organizimin e protestave qytetare.

Sipas tij, protestat janë mënyra e vetme për t’iu kundërvënë, siç u shpreh ai, bllokimit të institucioneve dhe situatës së krijuar politike.

Latest from Blog

Go toTop